


Mirë se vini në Përkthimet Berisha
Afrim Berisha, pronar i Përkthimeve Berisha është aktiv që nga 1994 si përkthyes për gjuhën shqipe në territorin gjermano-folës. Zyra e përkthimeve ka krijuar një famë pozitive në 20 vitet e fundit kryesisht në Republikën Federale Gjermane, duke përkthyer për Kompani, Institucione dhe Ente të ndryshme, duke mbajtur sekretin e porosive dhe duke kryer ato me profesionalizëm të lartë. Që nga 2015 kjo Kompani është vendosur në Zvicër, ku edhe më parë ka punuar pjesërisht.
Na kontaktoni nëse keni nevojë për ndihmën tonë, me dëshirë ju informojmë për njohuritë dhe kondicionet tona për porosinë Tuaj.


Gjuha shqipe
Gjuha shqipe evidentohet me shkrim që nga shekulli 14 dhe krijon një degëzim të veçantë nga familja e gjuhës indogermane. Momentalisht kjo gjuhë flitet nga përafërsisht tetë deri dhjetë milion njerëz. Ajo është gjuhë zyrtare në Shqipëri dhe që nga pavarësia në vitin 2008 edhe në Republikën Sovrane të Kosovës. Përveç kësaj ajo ka një status zyrtar edhe në Maqedoni, Mal të Zi dhe Serbi. Në shtete të tjera të Europës jugore dhe në Itali shqipja njihet si gjuhë e pranuar e minoriteteve.
Gjuha shqipe bazon në alfabetin latin dhe përmban terma të huazuara nga gjuha latine dhe ajo greke e vjetër. Në vazhdimësi përmban terma të huazuara edhe nga serbo-kroatishtja, nga gjuha greke, turke, italiane dhe ajo franceze. Çdo herë e më shumë në gjuhën shqipe ka filluar të ndikojë edhe gjuha angleze.
Gjuha shqipe flitet duke u ndarë në dy dialekte të ndryshme, në atë Gegë në veri dhe atë Toskë në Jug të Shqipërisë. Rreth mesit të shekullit 20 gjuha shqipe u bazua dhe u zhvillua më tutje në drejtshkrim në dialektin Toskë, por dhe më tej ka dallime morfologjike të cilat dallojnë në shprehje nga njëra-tjetra.

Çmimet
Çmimet për përkthimet me shkrim gjermanisht – shqip – gjermanisht bazohen në çmimet e rëndomta të tregut.
Tekste normale: nga CHF 2.50 për rresht nga 55 shkronja
Për tekste profesionale (mesatarisht të vështira) dhe tekste veçanërisht të vështira na kontaktoni këtu.
Për përkthimet me gojë gjermanisht – shqip – gjermanisht llogarisim po ashtu duke u bazuar në çmimet e rëndomta të tregut.
Gjatë ditëve të punës nga CHF 90.00 për orë
Për çmimet e fundjavës dhe ditëve të festave na kontaktoni këtu.


Rreth meje
Afrim Berisha, pronar i Përkthimeve Berisha është aktiv që nga 1994 si përkthyes për gjuhën shqipe në territorin gjermano-folës. Zyra e përkthimeve ka krijuar një famë pozitive në 20 vitet e fundit kryesisht në Republikën Federale Gjermane, duke përkthyer për Kompani, Institucione dhe Ente të ndryshme, duke mbajtur sekretin e porosive dhe duke kryer ato me profesionalizëm të lartë. Që nga 2015 kjo Kompani është vendosur në Zvicër, ku edhe më parë ka punuar pjesërisht. Na kontaktoni nëse keni nevojë për ndihmën tonë, me dëshirë ju informojmë për njohuritë dhe kondicionet tona për porosinë Tuaj.


Referencat
2019 - 2020 - Përkthime të shumta pranë Institucioneve juridike dhe ndëshkuese në Kantonin Bern, Luzern dhe Zyrich
2018 - Intervenime të shumta si përkthyes pranë Institucioneve juridike dhe ndëshkuese në Kantonin Bern, Luzern dhe Freiburg
2017 - Angazhim si përkthyes pranë Deparamentit të brendshëm Zvicerian, Enti Federal për Sigurime Shoqërore, çështjet ndërkombëtare/marreveshjet, Projekti Shqipëria
2016 – Akreditimi si përkthyes te Entet ndëshkimore dhe ato të drejtësisë në Kantonin Bern
2015 – Policia Kantonale Bern, Luzern dhe Fribourg, përkthime të ndryshme me gojë dhe shkrim
2015 – Policia Federale Mecklenburg - Vorpommern investigim telekomunikimi dhe observim
2014 - Përkthime të ndryshme pranë Gjykatës së shkallës së parë Rostock dhe Berlin si dhe pranë stacioneve të ndryshme policore
2013 – Porosi të ndryshme për përkthim pranë stacioneve të ndryshme policore në Berlin dhe Mecklenburg - Vorpommern
2012 – Përkthyes shoqërues për një investitor në sektorin e ndërtimit në Kosovë
2011 - Përkthim në gjuhën shqipe i Web-Faqes së Entit të Migrimit Zyrich
2010 – Përkthim në gjuhën shqipe i Web-Faqeve të kompanive të ndryshme ndërtimore (Kosovë)
2008 - 2009 – Enti kriminalistik i Landit dhe Policia kriminale Mecklenburg - Vorpommern, investigim telekomunikimi dhe observim
2006 - 2008 – Përkthim (gjermanisht - shqip - gjermanisht) i dokumentacionit pranë shtypshkronjës federale gjermane në Berlin
2005 - 2007 – Enti i hetuesisë doganore Hamburg. Selia Rostock (masa të investigimit telefonik)
2004 - 2005 – Përkthim i librave për fëmijë në gjuhën shqipe
2003 – Përkthyes me gojë (gjermanisht <-> shqip) te një fjalimi të ministrit të jashtëm të Kosovës
2003 – Përkthim për një Kompani të madhe në Dyseldorf / Investitorë për Kosovën
2002 - 2003 - KFOR Kosovë: Përkthyes me shkrim dhe gojë
2002 – Përkthim me shkrim dhe gojë për një Kompani IT në Villingen-Schwenningen und Mynih, delegacion shqiptar për projektin e pasaportave shqiptare
2002 - Përkthyes për TOP Channel Albania gjatë vizitës në shtypshkronjën federale ndërkombëtare Services BIS Berlin
2001 - 2002 – Përkthyes për shtypshkronjën federale ndërkombëtare Services BIS Berlin, projekti pasaporta shqiptare, delegacione të ndryshme nga Shqipëria
1999 - Përkthime (gjermanisht <-> shqip) artikuj të ndryshëm mbi ndjekjen e shqiptarëve në Kosovë (Shoqëria për popujt e rrezikuar – Gesellschaft für bedrohte Völker)
1998 - 2002 – Përkthyes me shkrim dhe gojë për DEKRA Stralsund
1994 - 1998 – Përkthime të shumta si përkthyes me gojë në Berlin

Forma e kontaktit
Ju mund t´më kontaktoni si në vijim:
Übersetzungen Berisha
Afrim Berisha
Bahnhofstrasse 16
CH - 3627 Heimberg
Telefon +41 33 535 70 48
Mobile +41 78 405 97 56
Adresa